Sllovenia mbështet iniciativat e biznesit të Kosovës drejt BE-së

06 mars 2018 | 21:08

Ambasadori i Sllovenisë në Kosovë, Boris Bertonieciel, ka vizituar Aleancën Kosovare të Bizneseve (AKB), ku janë pritur nga kryetari, Agim Shahini me bashkëpunëtorë, ndërsa kanë diskutuar lidhur me rritjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy shteteve.

Shahini ka thënë se Sllovenia vazhdon të mbetet njëri ndër shtetet mike, investuese dhe zhvilluese në Kosovë.
Sipas tij, ky takim po bëhet në kuadër të rritjes së bashkëpunimit edhe më të madh ndërmjet dy vendeve konkretisht në aspektin ekonomik.

Kreu i AKB-së e informoi ambasadorin edhe lidhur me projektin e Komisionit Evropian për mbështetjen dhe zgjerimin e bashkëpunimit tregtar ndërkufitar Kosovë-Maqedoni, duke ftuar ekspertët sllovenë në implementimin dhe mbështetjen e këtij projekti.

“Ambasada sllovene vazhdon të mbështesë iniciativat e biznesit të Kosovës drejt Bashkimit Evropian”, ka thënë Shahini.

Nga ana tjetër, Boris Bertonieciel, ambasadori i Sllovenisë në Kosovë, ka thënë se bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve vazhdon të forcohet edhe më shumë dhe se investimet edhe eksportet sllovene drejt Kosovës janë të mira.

Synim i ambasadorit mbetet që të ketë takime të rregullta me komunitetin e biznesit në mënyrë që të rriten investimet në të gjitha regjionet.

“Ambasada sllovene do të vazhdojë mbështetjen e iniciativave sikur kjo e mbështetjes së zgjerimit të bashkëpunimit tregtar ndërkufitar Kosovë-Maqedoni, projekte të tilla ne realizojmë me shtete fqinje e të cilat kanë rëndësi të madhe”, ka deklaruar ambasadori slloven.

Sipas tij, duhet të realizohen investime edhe më të shumta në dy shtetet në mënyrë që të ketë zhvillim më të hovshëm ekonomik, punësime dhe rritje të eksporteve e importeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se Sllovakia duhet…