
Smajl Latifi zyrtarisht synon mandatin e katërt si kryetar i Rahovecit
20 maj 2025
| 11:18
Me miratimin e degës së AAK-së në Rahovec, Smajl Latifi zyrtarisht synon mandatin e katërt si kryetar i Rahovecit. Lajmin e ka bërë me dije dega e AAK-së në Rahovec.
“Qytetarë të dashur të Rahovecit, pas tri mandateve të frytshme dhe përparimesh të prekshme, Smajl Latifi, kryetar aktual i komunës së Rahovecit, me mbështetjen e Degës së AAK-së në Rahovec, kandidon sërish për t’i dhënë vazhdimësi zhvillimit tonë. Le të vazhdojmë së bashku këtë rrugëtim drejt një Rahoveci më të fortë, më të pasur dhe më frymëzues! Bashkimi ynë është çelësi i fitores. Me Smajl Latifin në krye, ardhmëria e Rahovecit është në duar të sigurta. Na priftë e mbara!”, ka njoftuar dega e AAK-së në Rahovec.