Soaresi prezantohet te Interi

26 janar 2019 | 19:26

Interi ka firmosur zyrtarisht me Cedric Soares në formë huazimin me të drejtë blerje nga Southampton në fund të sezonit.

Mbrojtësi i djathtë  prej të premtes ndodhet në Milano, ku ka zhvilluar testet mjekësore përpara se të firmoste në mbrëmje. Të shtunën pasdite ka ardhur zyrtarizimi nëpërmjet faqes zyrtare të klubit Zikaltër.

“Cedric Soares është lojtari i ri i Inter. Mbrojtësi 27-vjeçar i është bashkuar Zikaltërve në formë huazimi nga Southamton me të drejtë blerje në fund të sezonit,” shkruhet në faqen zyrtare të klubit.

Cedric ka që prej vitit 2015 që luan te Southampton në Premier League, gjithsesi pas ardhjes së trajnerit të ri ai kishte humbur vendin e titullarit.  Ai është shpallur kampion Evrope me Portugalinë në verën e vitit 2016.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Loriana Kuka ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Prixin…