Sokol Bashota dënohet me gjashtë muaj burgim me kusht dhe gjobë

19 shkurt 2021 | 13:53

Gjykata Themelore në Klinë ka marrë vendim për ish-kryetarin e Klinës, Sokol Bashota.

Ai është shpallur fajtor për veprën penale  “Mos raportimi apo raportimi i rremë i pasurisë, të ardhurave, dhuratave e dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”.

Gjykata Bashotën e ka dënuar me gjashtë muaj burgim me kusht si dhe me gjobë 1 mijë e 200 euro.

Në emër të paushallit gjyqësor, Bashota do t’i paguajë edhe 20 euro të tjera.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Loredana Zefi dhe Mozzik, kanë disa ditë që ndodhen në…