Sokol Kiqina ndahet me Llapin

06 dhjetor 2022 | 15:31

Skuadra e Llapit ka filluar me ndryshime, pasi rezultatet e gjertanishme nuk kanë qenë ato se janë pritur. Klubi nga Podujeva ka njoftuar se me marrëveshje të dyanshme nga ky klub është larguar sulmuesi Sokol Kiqina.

“KF Llapi njofton se me marrëveshje të dyanshme kanë rënë dakord për mbylljen e bashkëpunimit me sulmuesin Sokol Kiqina. Kiqina u bashkua me ne gjatë kësaj vere nga FC Feronikeli dhe u paraqit në 10 ndeshje zyrtare me klubin tonë. Klubi ynë e falënderon për kontributin e dhënë dhe i dëshiron suksese në vazhdim të karrierës! Suksese Kiqo”, thuhet në njoftimin e Llapit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Asgjë nuk e paralajmëron ardhjen e festave si këngët e…