Solari: Çuditërisht nuk shfrytëzuam asnjë rast

28 shkurt 2019 | 12:19

Santiago Solari është shumë i zhgënjyer për eliminimin nga Kupa dhe thotë se skuadra e tij nuk e meritonte. Trajneri i Realit pranon që ekipi bëri një ndeshje mjaft të mirë, por në futboll kanë vlerë golat.

“Do të shkojmë të mërzitur në shtëpi. Në futboll vlejnë golat dhe ne nuk shënuam dot. Rivalët ishin të fortë në këtë aspekt. Ne kishim rastet e duhura për të shënuar dhe për të shkuar në finale. Më vjen çudi që asnjërin prej këtyre rasteve nuk e dërguam në rrjetë. Jemi në rrugën e duhur për t’u rikthyer dhe për të luajtur me rregull, origjinalitet dhe krijueshmëri. Goli? Duhet të përmirësohemi dhe ta korrigjojmë këtë situatë që në ndeshjen e radhës”, ka thënë Solari.

Trajneri i Realit u thuri elozhe dy futbollistëve Regilon dhe Vinicius, por nuk preferoi të fliste për “El Clasicon” e së shtunës. “Tani do të pushojmë pak dhe pastaj do të flasim për ndeshjen e ardhshme ndaj Barcelonës. Më të mirët? Vinicius dhe Regilon më pëlqyen. Ishin të jashtëzakonshëm. Por janë lojtarë të rinj dhe kanë mundësi për t’u përmirësuar”, ka shtuar Solari.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, kërkon që ekipi i tij…