Solari nënshkruan kontratë me Realin

13 nëntor 2018 | 20:58

Florentino Perez tashmë ka vendosur. Santiago Solari do të jetë trajner i  Realit të Madridit deri në vitin 2021. Ai ka kaluar “provën” dhe pas 4 ndeshjeve në krye të madrienëve nuk është më i përkohshëm.

Solari i ka fituar të katërta takimet dhe ka një bilanc mbreslënës, ku ekipi ka shënuar 15 gola dhe ka pësuar vetëm 2 të tillë.

Ish-futbollisti i Realit erdhi në krye të ekipit pas shkarkimit të Lopeteguit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
CNN-i ka ngritur një padi kundër administratës së Presidentit Donald…