‘Solskjaeri e ka kthyer lumturinë në Old Trafford’

09 janar 2019 | 16:24

Ende pa u bërë një muaj që nga emërimi i Ole Gunnar Solskjaerit në pozitën e trajnerit të Manchester Unitedit, portieri rezervë i Manchester Unitedit, Sergio Romero, ka thënë se norvegjezi ka arritur ta kthejë lumturinë në Old Trafford.

Solskjaeri ka arritur të sigurojë fitore në pesë ndeshjet e zhvilluara që nga emërimi i tij si trajner i “Djajve të kuq”.

Me këto fitore, ai e ka barazuar rekordin e vënë nga Sir Matt Busby për më së shumti fitore në ndeshjet e para me anglezët.

“Trajneri e di se çfarë dëshiron të arrijë me klub, si dhe me ne si individë. Në fushë dhe brenda klubit, ai i ka bërë të qarta pritshmëritë për ne. Mund ta shihni edhe ju se ai e ka sjellë një lumturi në klub dhe gjithçka po shkon mirë”, ka thënë Romero.

Trajneri norvegjez është emëruar në këtë pozitë më 19 dhjetor të vitit të kaluar, vetëm një ditë pasi është shkarkuar Jose Mourinho.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një raport sensacional është publikuar në Argjentinë, i cili ka…