Solskjaeri lavdëron Lingardin  

20 shtator 14:51

Menaxheri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer ishte i kënaqur kur pa Jesse Lingard duke iu përgjigjur kritikëve të tij duke shënuar golin e fitores teksa mundën West Ham 2-1 të dielën.

Anësori kishte një mesjavë për ta harruar pasi gaboi në çastet e fundit duke i dhënë fitoren skuadrës së Young Boys në ndeshjen hapëse të sezonit të ri në Ligën e Kampionëve, sidoqoftë ai është kundërpërgjigjur në mënyrën më të mirë të mundshme, duke shënuar golin e fitores në këtë fundjavë ndaj West Ham.

Reprezentuesi anglez doli nga stoli për të ndihmuar Unitedin në rrugën drejt sigurimit të tre pikëve kur goditi në minutën e 89-të të ndeshjes.

Solskjaer ishte i kënaqur me përgjigjen e 28-vjeçarit dhe mënyrën se si i është shtuar skuadrës së “Old Trafford” që nga kthimi i tij nga huazimi mbresëlënës në West Ham sezonin e kaluar.

“Unë mendoj se sot ishte një përgjigje e mirë! Jesse ishte mjaft i qartë se ai dëshiron të luftojë për vendin e tij dhe të jetë pjesë e një skuadre të Manchester United që po shkon”, tha ai në një konferencë për shtyp.

“Unë nuk mund të flas për Jesse tani, por ai me të vërtetë po kontribuon, ai do të luajë të mërkurën, pasi unë do të bëj disa ndryshime.

“Ai po bëhet një njeri i rritur dhe është një lojtar shumë i mirë”.

Ai shtoi: “Jam shumë i lumtur për Jesse, ai kishte një mbrëmje të vështirë të martën, ai është një djalë pozitiv, aq i lumtur për të. Një kthesë e mirë nga Jesse, përfundim i mirë”, përfundoi Solskjaer.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka dënuar…