Solskjaeri, trajner i përkohshëm i Unitedit

19 dhjetor 2018 | 13:48

Norvegjezi Ole Gunnar Solskjaer do të jetë zëvendës i përkohshëm i Jose Mourinhos në postin e trajnerit të Manchester United.

Përkrah tij do të jetë Mike Phelan, ish-asistent i Sir Alex Fergusonit. “Manchester Unitedi është në zemrën time dhe është brilante të kthehem këtu me këtë rol. Mezi pres të punoj me ekipin e talentuar që kemi”, ka thënë Solskjaer.

Solskjaer ishte futbollist i Unitedit, duke realizuar 126 gola në 366 paraqitjet mes viteve 1996-2007. Në vitin 2008 ai u bë trajner i rezervave të klubit, para se të merrte drejtimin e Moldes në Norvegji.

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike, KEDS,…