Solskjaeri zbulon të ardhmen e dyshes Pogba-Lukaku

10 korrik 2019 | 16:11

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer ka zbuluar se ende nuk kanë marrë oferta për asnjë prej lojtarëve të tyre, përfshirë Paul Pogban dhe Romelu Lukakun.

Pogba ka qenë i lidhur me një kalim në skuadrën e Real Madridit ose rikthimin në Juventus, ndërkohë për Lukakun është folur se mund të largohet nga Unitedi për t’iu bashkuar Interit.

“Ka pasur shumë fjalë dhe spekulime për shumë nga lojtarët tanë. Për mua, është biznes si zakonisht. Kur jeni në United, ju presin që të gjitha këto gjëra gjatë verës dhe sigurisht, kam qenë në kontakt me Pogban, Lukakun, Rashfordin dhe Lingardin. Për aq sa jam i vetëdijshëm dhe deri më tani, nuk kemi marrë asnjë ofertë për asnjë prej lojtarëve tanë… Paul, ose shumica e lojtarëve tanë, kanë kontrata të gjata”, ka thënë Solskjer.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shumica e gjarpërinjve do t’ju sulmojnë vetëm nëse i ngacmoni.…