Sondazhet: Biden ka epërsi të mëdha në Michigan, Pennsylvania dhe Wisconsin

20 tetor 2020 | 14:00

Votuesit në Amerikë do të vendosin më 3 nëntor nëse Donald Trump mbetet në Shtëpinë e Bardhë për katër vjet të tjera apo jo.

Kjo fundjavë ka qenë tepër e ngjeshur me fushata elektorale ku si Trump ashtu dhe Biden janë duke luftuar kokë më kokë për besimin e amerikanëve.

Për momentin, sondazhet në shtetet e fushës së betejës duken mirë për Joe Biden, por gjërat mund të ndryshojnë shumë shpejt, veçanërisht kur përfshihet Donald Trump.

Sondazhet sugjerojnë se Biden ka epërsi të mëdha në Michigan, Pennsylvania dhe Wisconsin – tre shtete industriale rivali i tij Republikan fitoi me marzhe më pak se 1% për të arritur fitoren në 2016.

Trump fitoi Arizonën me tre për qind në zgjedhjet e fundit dhe republikanët kanë fituar shtetin në çdo zgjedhje presidenciale që nga viti 1952 përveç vitit 1996.

Një sondazh i fundit nga Universiteti Monmouth sugjeron që Joe Biden po udhëheq në këtë shtet.

Arizona është shtëpia e një popullsie të madhe mormonësh dhe “New York Times” raporton se mormonët janë ngopur me presidentin dhe kjo mund të jetë vendimtar për fitoren e Bidenit në Arizonë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar sot…