Sondazhet e nxjerrin fitues Qëndron Kastratin në Kamenicë

02 shtator 2021 | 20:54

Kryetari aktual i Kamenicës, Qëndron Kastrati i cili është kandidat i pavaruar për kryetar të kësaj komune, ka publikuar një sondazh, ku sipas tij nëse mbahen zgjedhjet këtë të dielë, ai do të dal fitues karshi LV-së, LDK-së dhe PDK-së.

Postimi i plotë i Kastratit:

PUNA NA NXERR FITUES – SONDAZHI E KONFIRMON

Projektet e reja zhvillimore, vazhdimi i atyre tashmë të nisura, transformimin që kemi bërë, nevoja për një mentalitet përparimtar modern me energji dhe i drejtë për të gjithë, më kanë bindur që duhet të kandidoj edhe për një mandat.

Kjo tashmë është e vërtetuar edhe empirikisht nga të dhënat e hulumtimit të realizuar nga kompania UBO Consulting. Këto rezultate na rrisin entuziasmin për punë e angazhim edhe më të madh.

Bashkangjitur i keni disa nga rezultatet e këtij hulumtimi i cili është realizuar në periudhën 28 – 31 gusht 2021. Kredibiliteti i kompanisë realizuese është tashmë i dëshmuar në disa palë zgjedhje radhazi.

Qeverisja jonë prinë me 14 pikë të përqindjes dallim nga vendi i dytë.

Tashmë jemi në prag të fushatës zgjedhore, por përballë nesh kemi një situatë të rëndë me pandeminë, ndaj të cilës duhet të reagojmë bashkarisht dhe jam i bindur që do ta bëjmë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes ka thënë në një intervistë…