Macroni fiton zgjedhjet presidenciale

24 prill 2022 | 20:17

Presidenti aktual i Francës, Emmanuel Macron po shkon drejt fitores në zgjedhjet presidenciale franceze, tregojnë shifrat e para pas mbylljes së qendrave të votimit.

Sipas sondazhit të parë, Macron mori 58.2 për qind të votave dhe Le Pen 41.8 për qind, raportojnë mediat e huaja.

Macron ka garuar kundër kandidates së ekstremit të djathtë, Marine Le Pen.

Macron është bërë presidenti i parë në historinë moderne të Francës që ka fituar mandat të dytë dhe ka shumicë parlamentare.

(Sh. Rexhaj)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka kritikuar ambasadorin e Kosovës…