Sondazhi i ri në Gjemani, partia e Merkelit e dyta

21 shtator 13:41

Sipas sondazhit më të ri të publikuar të martën në Gjermani, socialdemokratët e SPD-së kanë pak më shumë përkrahje se konservatorët e kancelares Angela Merkel. Kjo tregon për garën e ngushtë që pritet pas pak ditëve.

Rezultatet e sondazhit të kryer nga kompania “Forsa” për televizionin “RTL” kanë treguar se SPD-ja ka rreth 25 për qind përkrahje. Kandidat i kësaj partie për kancelar është Olaf Scholz, i cili në koalicionin e Merkelit është duke shërbyer si zëvendëskancelar dhe ministër i Financave.

Ndërkohë përkrahja për konservatorët e aleancës CDU/CSU të Merkelit, kandidat për kancelar i të cilëve është Armin Laschet, ka shkuar në 22 për qind, shkruan “Reuters”.

Sondazhi ka treguar se përkrahja për partitë tjera nuk ka ndryshuar në krahasim me anketat e kaluara. Të Gjelbrit pritet t’i marrin 17 për qind të votave, Demokratët e Lirë 11 për qind, e djathta ekstreme, AfD, 11 për qind, ndërsa Partia e Majtë anti-kapitaliste 6 për qind.

Sipas parashikimeve, SPD-ja do të sigurojë 206 ulëse në Bundestag, blloku CDU/CSU 185 ulëse, Të Gjelbrit 140, Demokratët e Lirë dhe AfD-ja nga 91, ndërsa E Majta vetëm 49 ulëse.

Të gjitha partitë e kanë përjashtuar mundësinë që të bashkëpunojnë në qeverisje me të djathtën ekstreme populiste, AfD.

Ministri Scholz është shprehur i ftohtë në lidhje me mundësinë për koalicion me CDU/CSU-në, duke thënë se këto parti kanë nevojë që ta rindërtojnë veten në opozitë pas 16 vjetëve në pushtet. /GE/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, ka njoftuar se…