Sondazhi i ‘The New York Times’: Bideni thellon epërsinë ndaj Trumpit

24 qershor 2020 | 14:00

Një sondazh i gazetës prestigjioze “The New York Times” ka treguar se kandidati demokrat për zgjedhjet presidenciale në ShBA, Joe Biden, është duke prirë me 14 për qind më shumë kundër presidentit aktual, Donald Trump.

Bidenit i është shtuar përkrahja nga gratë dhe votuesit e racave jo të bardha.

Sipas arsyeve që jep e përditshmja amerikane, Bideni ka depërtuar te disa votues tradicionalë të republikanëve, të cilët janë larguar nga Trumpi, për shkak të mënyrës se si ai është përballur me situatën e krijuar nga Covid-19.

Bideni është duke prirë bindshëm me përkrahje nga grupet marxhinale, të votuesve të racave të ndryshme, të grave dhe të të rinjve.

Madje ish-zëvendëspresidenti nga këto grupe është duke marrë akoma më shumë përkrahje se sa që ka marrë kandidatja demokrate, Hillary Clinton, në vitin 2016. Megjithatë, ky sondazh tregon se Bideni është duke humbur përkrahjen e burrave, të bardhëve dhe grupmoshës së mesme.

Kandidati demokrat, sipas këtij sondazhi, momentalisht ka 50 për qind të votuesve, ndërsa Trumpi ka 36 për qind. Kjo llogaritet të jetë diferenca më e madhe në disfavor të Trumpit dhe është një shenjë se ai është i dyti në garën për ta marrë një tjetër mandat si president i SHBA-së.

“NYT”-ja ka shkruar se Trumpi ka bërë disa përpjeke që nga zgjedhja e tij president në vitin 2016, qe të zgjerojë përkrahjen ndaj tij popullore përtej bazës së djathtë, përmes së cilës edhe i fitoi zgjedhjet e kaluara me vetëm 46 për qind të votës popullore, por me fitore modeste në Kolegjin Elektoral.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Tahiri, ka takuar sot kryetarin e…