Sonte derbi i rivaleve të vjetra Prishtina – Peja

11 janar 2023 | 11:06

Në mesjavë, përkatësisht të mërkurën (sot), do të zhvillohen dy ndeshje të mbetura në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll.

Në kryeqytet do të përballen Sigal Prishtina dhe Peja, dy rivalet e vjetra në basketbollin e Kosovës, në sfidën e mbetur të xhiros së 15. Prishtinasit kanë 11 fitore e pesë humbje, kurse pejanët 12 fitore e katër humbje, andaj pritet një takim shumë interesant. Kjo ndeshje do të zhvillohet pa praninë e tifozëve.

Nesër do të zhvillohet edhe përballja mes Golden Eagle Yllit dhe Ponte Prizrenit në kuadër të xhiros së 11. Ylli është në një formë të jashtëzakonshme me 11 fitore pas katër humbjeve që kishte në fillim, kurse prizrenasit kanë gjashtë fitore dhe dhjetë humbje.

Të mërkurën takohen:
17:00 Golden Eagle Ylli – Ponte Prizreni (Java 11)
19:00 Sigal Prishtina – Peja (Java 15)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Hisen Berisha Serbia e përdori të njëjtin format si…