Sonte derbi në mes të Penzës dhe Bashkimit

18 nëntor 2022 | 11:01

Xhiroja e pestë në Superligën e femrave do ta sjellë përballjen mes rivalëve të vjetër të basketbollit të femrave, Penzës dhe Bashkimit. Skuadra pejane ka tri fitore e dy humbje, kurse ajo prizrenase ka pesë fitore në po aq ndeshje, duke qenë skuadra e vetme pa humbje në elitën e femrave.

Këto dy skuadra ishin ndeshur edhe në finalen e Superkupës së Kosovës, ku fitoi skuadra prizrenase, që e fitoi edhe përballjen e parë të këtij edicioni, 71:67. Takim interesant shihet në mes të United Basketballit dhe Trepçës, ku skuadra gjilanase ka dy fitore e tri humbje, ndërsa ajo mitrovicase një fitore e katër humbje. Vëllaznimi, që ka pesë humbje në pesë ndeshje, do të ndeshet me Prishtinën, që numëron katër fitore e një humbje, duke qenë favorite e kësaj sfide.

Superliga e Femrave – Java 6

Të premten takohen:
19:00 Penza – Bashkimi

Të dielën takohen:
13:00 United Basketball – Trepça
16:30 Vëllaznimi – Prishtina

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oriola Marashi është një nga modelet më të përfolura dhe…