 
                    Sonte finalja e dytë Bashkimi-Sigal Prishtina
                16 maj 2018
                |  14:14
            
        Ndeshja e dytë finale e “play-off”-it në IP Superligën e Kosovës ndërmjet Bashkimit dhe Sigal Prishtinës do të zhvillohet të mërkurën me fillim nga ora 20:30 në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren.
Bashkimi aktualisht udhëheq me seri 1:0, pasi në duelin e së shtunës ka triumfuar në kryeqytet me rezultat 84:81.
Kampion do të shpallet skuadra që i shënon tri fitore, derisa kampion në fuqi është Sigal Prishtina, skuadër kjo që në këtë edicion e ka fituar Kupën e Kosovës, duke e mposhtur në finale pikërisht Bashkimin.
 
                        


 
                                         
                                         
                                         
                                         
                                         
                                        