Sonte finalja e parakohshme Barcelona – Liverpool

01 maj 2019 | 10:29

Tottenham-Ajax ishte thjeshtë antipasta e gjysmëfinaleve të Champions League. Kompeticioni më i rëndësishëm për klube do të ndizet këtë të mërkurë me finalen e parakohshme pasi në “Camp Nou” do të luhet Barcelona-Liverpool.

Në gjysmëfinalen e parë mes tyre një gjë është sigurt, emocionet dhe spektakli janë të garantuar. Blaugranat janë favoritë në këtë sfidë të parë për faktin se kanë në skuadër edhe lojtarin më të mirë në qarkullim Lionel Messin, por në krahun tjetër The Reds kanë një skuadër të mirëstrukturuar me lojtarë të rëndësishëm në çdo pozicion, duke filluar që nga porta me Allison për të vazhduar në mbrojtje me Van Dijk në mesfushë me Henderson e Wijnaldum dhe në sulm me treshen fantastike Salah-Firmino-Mane, raporton ‘ss’.

Parashikohet një duel shumë i luftuar me Barçën që do të tentojë të shfrytëzojë faktorin fushë për të hedhur një hap të madh përpara drejt kualifikimit. Për herë të fundit në Champions League, Barcelona dhe Liverpooli janë përballur në vitin 2007, në raundin e 1/8, aty ku “The Reds” janë kualifikuar më tej me rezultat të përgjithshëm 2-2 por falë një goli më tepër në fushë kundërshtare.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KV Drita e ka fituar edhe sivjet titullin e kampionit…