Sonte mësohen edhe dy çerekfinalistë të tjerë

15 mars 2022 | 11:05

Manchester Unitedi do të kërkojë kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Sonte (e martë) në “Old Trafford” e pret skuadrën e Atletico Madridit.

Ndeshja parë e zhvilluar në “Wanda Metropolitano” përfundoi me rezultat 1-1, me Anthony Elanga që si zëvendësues reagoi golin e barazimit, për Atleticon kishte shënuar Joao Felix. Unitedi në këtë ndeshje hyn pas fitores së rëndësishme që e arriti në ndeshjen kundër Tottenham Hotspurit (3-2).

Për “Djajtë e Kuq” lajm i mirë është rikthimi i Cristiano Ronaldos që realizoi tre golat e fitores, kurse Atletico Madridi mori një fitore të rëndësishme në përballje me Cadizin (3-2). Unitedi do të jetë pa Mason Greenwood i cili mungon për shkak të një pezullimi të klubit, por Bruno Fernandes, Luke Shaw dhe Scott McTominay rikthehen në skuadër.

Atletico do të jetë pa Yannick Carrasco, Matheus Cunha, Daniel Wass, Sime Vrsaljko dhe Thomas Lemar, ndërsa rikthehen Mario Hermoso, Geoffrey Kondogbia dhe Jose Gimenez.

Të martën takohen:
21:00 Ajax- Benfica
21:00 Manchester United – Atletico Madrid

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Almedina Rrahmani nga fshati Perlepnicë komuna e Gjilanit, shpall të…