Sonte mësohen finalistet në Ligën e Evropës

03 maj 2018 | 13:27

Pas Ligës së Kampionëve, sonte (e enjte) do të mësohen edhe dy skuadrat finaliste në Ligën e Evropës, garë mjaft e rëndësishme në futbollin evropian. Skuadra franceze, Marseille, është afër finales, pasi në ndeshjen e parë ka shënuar fitore ndaj skuadrës së Salzburgut (2-0), por Valon Berisha me shokë këtë edicion kanë bërë shumë befasi dhe Marseille duhet të ketë përqendrim maksimal në ndeshjen që zhvillohet në Austri.

Ndërsa në ndeshjen tjetër Atletico Madrid, pas barazimit në ndeshjen e parë ndaj Arsenalit (1-1), duket të jetë skuadër më e favorizuar.

Goli i shënuar si mysafir dhe terreni vendës mund të jetë vendimtar në kualifikimin në finale, kurse në anën tjetër Arsenali do ta japë maksimumin për të shkuar në finale e më pas për ta fituar trofeun për trajnerin e tyre legjendar, Arsen Wengeri. Ky i fundit ka bërë me dije vendimin se në fund të këtij edicioni do të largohet nga Arsenali.

Sonte takohen:

21:05 Atletico Madrid-Arsenal                   (1-1)
21:05 Salzburg-Marseille                             (0-2)

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Juventusit është e interesuar për Giacomo Bonaventuran, kurse…