Sonte përballen City – Real dhe Juve – Lyon

07 gusht 2020 | 11:30

Pas plot 163 ditësh do të rikthehet në skenë akti i mbetur i dramës futbollistike mes Mancester Sitit dhe Realit të Madridit, një nga dy përballjet e programuara në Ligën e kampioneve që do të kompletojnë edhe fazën e ardhshme. Sfida e dytë mes gjigantëve të futbollit kontinental do të nisë llogaritë nga suksesi 2-1 i armatës së Pep Guardiolës.

Që nga muaji shkurt kur shënuan Isco, Jesus e De Bruyne pati një vakuum të gjatë me pandeminë që tronditi botën. Etihad Stadium do të jetë sot në mbrëmje në orën 21:00 bosh për shkak të masave ndaj koronavirusit, e kjo e kthen në një enigmë skuadrën që do kualifikohet, pasi një sukses 0-1 i jep galaktikëve biletën në raundin tjetër, raporton “tch”.

Citizens nuk do të kenë në fushë Agueron për shkak të dëmtimit ndërsa Mendi’ nuk luan për shkak pezullimi. Në kampin tjetër Real ka lënë në shtëpi Geret Bejl, por synon t’i japë disa minuta belgut Hazard.

Një sfidë që vlen kualifikimin është edhe ajo në Juventus Stadium mes kampionëve të Italisë dhe Lionit. Francezët do të mbrojnë me fanatizëm suksesin minimal 1-0 të muajve më parë  por periudha inaktive e gjatë është në dëm të tyre. Lion nuk luan prej 5 muajsh nëse përjashtojmë finalen e Kupës ndaj PSG, por do të shkojë në finalet e Lisbonës këtë sezon, nëse arrin ti rezistojë bardhezinjve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njohësi i çështjeve ekonomike, Safet Gërxhaliu, ka thënë se  Kosova…