Sonte përcaktohen gjysmëfinalistet

23 prill 2021 | 10:00

Sonte (e premte) do të zhvillohen ndeshjet e treta çerekfinale të “play-off”-it në FIVE STAR Superligën e Kosovës në basketboll dhe kush fiton do të kualifikohet në gjysmëfinale.

Klasikja e basketbollit të Kosovës në mes të Pejës dhe Sigal Prishtinës do ta përcaktojë gjysmëfinalistin e parë. Pejanët fituan ndeshjen e parë 106:77, ndërsa në takimin e dytë fituan prishtinasit 93:92. Në gjysmëfinale i pret Ponte Prizreni, që e përfundoi kampionatin në vendin e parë. Çerekfinalja tjetër është ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Bashkimit.

Në sfidën e parë fituan prizrenasit pas vazhdimeve 79:94, ndërsa në përballjen e dytë fituan therandasit 76:89. Kush fiton të premten do të kualifikohet në gjysmëfinale, ku i pret Rahoveci, që përfundoi garat e rregullta në vendin e dytë.

Të premten takohen:
17:00 Peja – Sigal Prishtina                         (1:1)
20:15 Golden Eagle Ylli – Bashkimi           (1:1)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Brenda 24 orëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur 43…