S’respektuan masat antiCovid, dënohen mbi një mijë qytetarë

23 prill 2021 | 09:57

Brenda 24 orëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur 43 aksidente trafiku, 18 prej tyre me lëndime kurse 25 tjerë vetëm me dëme materiale.

Policia njofton se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar edhe 1 mijë e 278 tiketa për shoferët që nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit, kurse 1 mijë e 9 tiketa tjera për personat që nuk kanë respektuar masat antiCovid.

Po ashtu, të enjten janë arrestuar edhe 17 persona ku 9 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe tre janë dërguar në vuajtje të dënimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Evropian ka reaguar ndaj publikimit të emrave të 50…