Sonte rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve

13 shkurt 2024 | 09:58

Sot rikthehet liga më prestigjioze e futbollit evropian Liga e Kampionëve, me dy ndeshje në program.

Kampioni në fuqi Manchester City do të ballafaqohet me Copenhagen, në kuadër të 1/8 të finales.

Ndërsa Real Madridi do të udhëtojë drejt Gjermanisë, për t’u përballur me Leipzigun.

Të dy takimet do të zhvillohen duke filluar nga ora 21:00.

Përndryshe, ndeshjet kthyese do të zhvillohen pas tre javëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ars Clubi “Beqir Musliu” ka njoftuar mbrëmë, se “mbështetur në…