Sonte sfida e dytë mes Boras dhe Istogut

31 mars 2023 | 15:16

Sonte (e premte) zhvillohet finalja e dytë e “play-off”-it në Ligën e Parë të meshkujve.

Bora dhe Istogu përballen në një sfidë që pritet të jetë mjaft interesante. Takimin e parë e fitoi Istogu 85:74. Nëse istogasit fitojnë sonte do të fitojnë Ligën e Parë dhe sigurojnë hyrjen në Superligë për edicionin e ardhshëm, ndërsa nëse prishtinasit fitojnë, atëherë do të zhvillohet ndeshja e tretë vendimtare.

Finalisti do të luajë në “Play-out” me vendin e shtatë të Superligës, për një vend në elitë për edicionin e ardhshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prof. dr. Sadik Haxhiu Puna hulumtuese e bërë nga autori…