Sonte vijnë edhe dy avionë me afganë në Shqipëri

27 gusht 2021 | 23:16

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri deklaroi se gjatë mbrëmjes së sotme priten të mbërrijnë në Tiranë dy fluturime të tjera me qytetarë afganë.

Avioni i parë me 150 persona nga Kabuli pritet të mbërrijë pak para mesnatës e pas tij edhe avioni i dytë.

Pasagjerët do të priten në pistë nga Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri, Olta Xhaçka.

121 qytetarët e parë afganë mbërritën në Shqipëri në vona të mbrëmjes së shkuar. Ata ndodhen aktualisht të strehuar në qytetin e Durrësit./tvklan

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ekipi kundër korrupsionit në Ministrinë e Shëndetësisë së Serbisë konfirmoi…