Sorensen në Serbi, kërkon zbatim të Marrëveshjes së Ohrit

04 korrik 2026 | 21:50

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun, Peter Sørensen, ka bërë të ditur se ka diskutuar me me ministrin e Jashtëm serb, Marko Gjuriq për rëndësinë e angazhimit të vazhdueshëm në dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

Sipas tij, fokusi mbetet zbatimi i të gjitha marrëveshjeve të arritura, përfshirë Marrëveshjen e Ohrit të vitit 2023, si dhe avancimi i normalizimit ekonomik që synon përmirësimin e jetës së përditshme të qytetarëve.

“Diskutuam rëndësinë e angazhimit të vazhdueshëm në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja, për të zbatuar të gjitha marrëveshjet, përfshirë Marrëveshjen e Ohrit të vitit 2023, dhe për të çuar përpara normalizimin ekonomik që përmirëson jetën e përditshme të njerëzve” shkroi Sorensen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Maroku është bërë kombëtarja e parë që siguron një vend…