Sot, afati i fundit për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë

06 shtator 2019 | 09:37

Sot është afati i fundit për dorëzimin e listave me emrat e kandidatëve për deputetë në Komisionin Qendror të  Zgjedhjeve (KQZ).

“Klan Kosova” e ka kontaktuar zëdhënësin e KQZ-së, Valmir Elezin, i cili ka bërë me dije se deri më tani vetëm dy subjekte politike e kanë dorëzuar aplikimin për t’u certifikuar dhe listën e kandidatëve për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

“Dy subjekte politike kanë dorëzuar aplikimin për t’u certifikuar dhe listën e kandidatëve për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës”.

“Bëhet fjalë për Partia Rome e Bashkuar e Kosovës (PRBK) e cila ka dorëzuar listën me 27 kandidatë dhe Jedinstvena Goranska Partia (JGP) ka dorëzuar listën me emrat e 13 kandidatëve për deputetë”, ka thënë Elezi.

Kujtojmë se disa nga partitë e mëdha kanë paralajmëruar që sot gjatë ditës do t’i bëjnë publike listat me emrat e kandidatëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numri i të vdekurve nga uragani "Dorian" është rritur në…