Sot deputetët diskutojnë me qytetarë të Klinës

17 prill 2019 | 10:03

Kuvendi i Republikës së Kosovës, me iniciativën e Forumit për Transparencë Parlamentare, organizon Ditët e Kuvendit 2019.

Gjatë takimeve publike që do të zhvillohen në qytetet e Kosovës, qytetarët do të kenë mundësinë të diskutojnë drejtpërdrejt me deputetët.

Takimi i radhës do të mbahet në qytetin e Klinës, sot, më 17 prill  2019.

Takimi mbahet në Sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Klinë dhe fillon në orën 14:00.

Në debat marrin pjesë deputetët: Mirjeta Kalludra –LDK, Evgjeni Thaçi-Dragusha-PDK, Fatmire Kollçaku-LVV, Time Kadrijaj-AAK, Shqipe Pantina-PSD dhe Haxhi Shala –Nisma. ​

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Adnan Merovci, njeriu më i afërt i ish-presidentit Ibrahim Rugova…