Sot e nesër mot i ngrohtë dhe me diell, vikendi me shi

31 maj 2018 | 08:30

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë me dije se gjatë këtyre dy ditëve do të ketë një mot stabil dhe pa reshje, duke mbajtur këtë gjendje  termike stabile.

IHMK-ja ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë celsius.

“Ka ndryshuar situata meteorologjike. Fushat me presion të lartë atmosferik të cilat depërtuan ditë më parë mbi vendin tonë vazhdojnë të jenë të bllokuara duke krijuar një mot stabil dhe pa reshje dhe duke e mbajtur këtë gjendje termike stabile”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

IHMK-ja ka njoftuar se reshjet e parashikuara ditë më parë do të shfaqen gjatë vikendit të cilat do të përcillen edhe me shkarkime rrufesh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka…