Sot e nesër rrugët në unazën qendrore të Prishtinës bëhen njëkahore

23 prill 2022 | 09:37

Sot ka hyrë në fuqi vendimi i Komunës së Prishtinës që të testohet unaza qendrore e qytetit në qarkore njëkahëshe për të gjitha automjetet.

Rrugët që në mënyrë njëkahore do të funksionojnë deri në mesnatën e së dielës janë rruga “Agim Ramadani”, rruga “UÇK”, rruga “Migjeni”, rruga “Luan Haradinaj”, rruga “Garibaldi”, rruga “George Bush” dhe rruga “Eqrem Çabej”.

Lëvizja e trafikut nëpër unazën qendrore të qytetit do të jetë njëkahëshe në të gjitha korsitë dhe krahët e rrugëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këto janë dëmet e para që raportohen nga tërmeti që…