Tërmeti që shkundi Bosnje-Hercegovinën tmerron qytetarët, dalin pamjet e para

23 prill 2022 | 00:07

Këto janë dëmet e para që raportohen nga tërmeti që shkundi Bosnje Hercegovinën pak pas orës 23:00, por për fat të mirë nuk raportohet ende viktima apo të lënduar.

Mediat lokale raportojnë se tërmeti me magnitudë 6 ballë afër Stolacit është ndjerë në shumë qytete, si në Sarajevë, Mostar, Trebinje, Banja Luka, Lubinj.

Qytetarët e Mostarit kanë dalë në rrugë të panikosur ndërsa rrëfejnë momentet e lëkundjeve të forta.

Një pjesë e oxhakut të pallatit pranë Teatrit Kombëtar është shembur në rrugën Marshal Tito, por fatmirësisht nuk ka të lënduar. Policia ka bllokuar një pjesë të rrugës dhe kanë mbërritur zjarrfikësit. Kjo do të jetë një natë pa gjumë në qytetin në Neretva.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-boksieri i peshave të rënda, Mike Tyson është filmuar teksa…