Sot “El Clasico” e parë pa Messin e Ronaldon

28 tetor 2018 | 10:43

Sot (e diel) zhvillohet “El Clasico” në mes të Barcelonës dhe Real Madridit.

Kjo ndeshje që vlerësohet si më e rëndësishmja në të gjitha ligat në botë, zhvillohet për herë të parë pas një dekade pa dy lojtarët më të mirë në rruzull: Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon. Argjentinasi Messi u lëndua në fundjavën e kaluar në ndeshjen ndaj Sevillas (4-2), kurse portugezi Ronaldo në verë u transferua te Juventusi. Real Madridi do të arrijë në “El Classico” e kësaj të diele me një “rekord” të shkëlqyer sa iu takon vizitave në “Camp Nou”.

Ndeshja e fundit, që të bardhët e humbën në transfertë kundër katalanasve, ishte me italianin Carlo Ancelotti në stol. “Los Blancos” u mundën 2-1 në një përplasje të La Ligas, e luajtur më 22 mars 2015. Në këtë duel Mathieu dhe Luis Saurez shënuan për Barcelonën, ndërsa Cristiano Ronaldo për “merengues”. Kjo ndeshje zhvillohet në “Cam Nou” nga ora 16:15.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe ish-eprori i lartë…