Sot është shorti i kualifikimeve për ‘Euro 2026’

21 mars 2024 | 11:11

Hendbollistët e Përfaqësueses së Kosovës sot (enjte) i mësojnë kundërshtarët në fazën kryesore kualifikuese për Kampionatin Evropian 2026.

Shorti tërhiqet nga ora 16:30 në Kopenhagë, ku mbahet edhe konferenca e sekretarëve gjeneralë të federatave nacionale, anëtare të EHF-së.

Danimarka, Suedia dhe Norvegjia e organizojnë Evropianin e ardhshëm dhe kualifikohen drejtpërdrejt, njëjtë si Franca, që është kampione aktuale. 32 ekipe kombëtare garojnë në kualifikimet e rregullta për 20 bileta të Evropianit. Do të formohen tetë grupe me nga katër kombëtare. Dy të parat nga secili grup kualifikohen, po ashtu katër prej tetë kombëtareve më të mira të vendeve të treta. Për short, Kosova është në vazon e katërt.

Kualifikimet për “Euro 2026” fillojnë më 6 nëntor të këtij viti dhe përfundojnë më 11 maj të vitit 2025. Kosova tashmë e ka përvojën në kualifikimet e rregullta dhe do ta kërkojë suksesin.

Vazo 1

Gjermania, Spanja, Hungaria, Kroacia, Islanda, Sllovenia, Portugalia, Holanda

Vazo 2

Austria, Mali i Zi, Serbia, Polonia, Çekia, Maqedonia e Veriut, Ishujt Faroe, Greqia

Vazo 3

Bosnjë-Hercegovina, Sllovakia, Belgjika, Zvicra, Rumania, Lituania, Ukraina, Italia

Vazo 4

Finlanda, Izraeli, Estonia, Gjeorgjia, Turqia, Luksemburgu, Kosova, Letonia

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kylian Mbappe e ka marrë një ofertë marramendëse nga Paris…