Sot fillon punimet edicioni i 37-të i Seminarit të Gjuhës Shqipe

20 gusht 2018 | 08:33

Sot i fillon punimet edicioni i 37-të i Seminarit të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare.

Për të 37-në herë më radhë, Seminari i Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare që organizohet në Fakultetin e Filologjik i UP, pritet të mbledh qindra studiues të gjuhës shqipe nga mbarë bota.

Hapja solemne e këtij seminari do të bëhet në orën 11:00, në Fakultetin e Filologjisë.

Punimet e këtij seminari do të zhvillohen nga 20 deri më 31 gusht 2018, në Prishtinë.

Seminari i Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare ka për qëllim zhvillimin e përhapjen sa më të madhe të shqipes në botë ku qindra të rinj nga shumë vende të botës vijnë në Kosovë për ta mësuar gjuhën shqipe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndonëse në shtator është paraparë vazhdimi i dialogut ndërmjet Kosovës…