Sot garojnë peshëngritësi Fetaovski dhe notarja Zhdrella  

11 tetor 2018 | 10:26

Notarja Melisa Zhdrella dhe peshëngritësi Bleron Fetaovski, do të garojnë sot në ditën e pestë të Lojërave Olimpike për të rinj, Buenos Aires 2018, që po mbahen në Buenos Aires të Argjentinës.

Melisa do të garojë në disiplinën 50 metra stil i lirë. Gara e saj fillon në ora 15:37 me kohën tonë lokale, ndërsa në 10:37 me kohën lokale në Argjentinë. Ajo garoi edhe të dielën në 50 metra bretkosë, me ç’rast theu rekordin e Kosovës. Peshëngritësi Bleron Fetaovski do të garojë prej orës 23:00 me kohën tonë lokale, ndërsa në 18:00 me kohën lokale të Argjentinës.

Bleroni garon në kategorinë -77 kilogramë. Ai është përgatitur gjatë këtyre ditëve, bashkë me trajnerin e tij, Astrit Hasani. Në kategorinë e peshëngritësit tonë janë nëntë garues.

Orari për sot

Ora 15:37 (KS) – 10:37 (AR), notarja Melisa Zhdrella, disiplina 50m. Stil i lirë
Ora 23:00 (KS) – 18:00 (AR), peshëngritësi, Bleron Fetaovski, kategoria -77 kg.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tetori është muaji i vetëdijësimit të kancerit të gjirit, një…