Sot lirohen nga Klinika Infektive pesë pacientë të shëruar nga Covid-19

08 maj 2020 | 12:40

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK) janë duke u trajtuar tetë  pacientë të prekur me Covid-19.

Kjo klinike ka bërë me dije se sot do të lirohen pesë pacientë të cilët janë shëruar nga koronavirusi.

“Pesë raste janë në gjendje stabile, tri raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive. Sot në ora 10:30, ka ndërruar jetë pacienti i lindur me 1943 nga Rahoveci, i cili përveç infeksionit me Covid -19 ka pasur edhe sëmundje kronike të veshkave dhe ka qenë në dializë. Nga klinika, sot lirohen 5 pacientë të shëruar nga infeksioni me Covid -19”, ka njoftuar QKUK-ja. (L.G: ‘Epoka e re’)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri australian, Scott Morrison ka bërë të ditur se si…