Sot luhen dy ndeshje interesante në Superligë

03 mars 2024 | 10:33

Në kuadër të javës së 23-të në Superligën e Kosovës në futboll sot luhen dy ndeshje interesante.

Gjilani i cili renditet i teti në tabelë me 22 pikë, është nikoqir i Malishevës e cila renditet e treta me 38 pikë.

Ndeshje tjetër interesante që do të luhet sot është ajo mes Prishtinës dhe Lirisë.

Prishtina renditet e pesta me 31 pikë, kurse Liria është në pozitën e fundit me 10 pikë të grumbulluara.

Ndeshjet luhet nga ora 13:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një muaj pas armëpushimit të Edrenesë u nënshkrua në Shën-Stefan,…