Sot mbahet ceremonia e ndarjes së Topit të Artë

17 tetor 2022 | 10:12

Fituesi i Topit të Artë për edicionin 2021-22 kuptohet sot.

Si çdo sezon edhe për atë që lamë pas është koha të kuptojmë lojtarin më të mirë.

Sot me fillim nga ora 21:00 në Paris do bëhet ndarja e çmimit të Topit të Artë.

Padyshim pretendenti kryesor për t`u dekoruar lojtari i vitit është ylli i Real Madridit, Karim Benzema.

Francezi ishte vendimtar në një sezon fantastik për të dhe ‘Mbretërit’.

Në 46 takime sa ka zhvilluar gjithsej sezonin 2021-22, Benzema ka shënuar 44 gola dhe 15 asistime në të gjitha gara.

Sulmuesi gjithashtu me Realin ka fituar La Ligan dhe Ligën e Kampionëve, dy nga trofetë më prestigjioz për klube.

Fituesi nuk dihet, por të gjithë presin që të jetë Karim Benzema.

Rikujtojmë që mbajtës i këtij çmimi aktualisht është Leo Messi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nafta dhe benzina do të kushtojnë edhe sot njëjtë sikur…