Sot mbahet mbledhje komemorative në nderim të Afrim Bunjakut

25 shtator 2023 | 11:24

Nën patronatin e ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Republikës së Kosovës, Gazmend Hoxha, me rastin e rënies heroike në krye të detyrës në veri të Republikës së Kosovës, të rreshter Afrim Bunjaku, organizohet mbledhje komemorative.

Në njoftimin për medie është theksuar se do të marrin pjesë familja e rreshter Afrim Bunjakut, personalitetet më të larta vendore dhe ndërkombëtare si dhe eprorë e zyrtarë policorë.

Mbledhja komemorative do të mbahet sot (e hënë) në orën 12:30 në amfiteatrin e Bibliotekës Qendrore Universitare të Universitetit të Prishtinës.

Kosova sot mban zi për vrasjen e Afrim Bunjakut, i cili është vrarë në krye të detyrës gjatë një sulmi terrorist të kryer nga grupet kriminale të Serbisë në komunën e Zveçanit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Jashtëm polak Zbigniew Rau akuzoi kancelarin gjerman Olaf…