Sot mblidhet Këshilli i Sigurimit të OKB-së pas sulmit iranian në Izrael

14 prill 2024 | 11:05

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mblidhet në orën 16:00 të dielën pasi Izraeli kërkoi që të dënojë sulmin e Iranit dhe të caktojë Gardën Revolucionare një organizatë terroriste.

Presidenti amerikan, Joe Biden ka thënë se do të thërrasë një takim të liderëve të G7 për të “koordinuar një përgjigje të bashkuar diplomatike” ndaj sulmit të Iranit.

Italia, e cila tani mban presidencën e radhës të G7, thuhet se ka bërë thirrje për një takim virtual për të diskutuar sulmin, raporton The Guardian.

Agjencia iraniane e lajmeve Fars citoi një burim të thoshte se Teherani po vëzhgonte nga afër Jordaninë, e cila mund të bëhet objektivi i radhës në rast të ndonjë lëvizjeje në mbështetje të Izraelit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti deklaron se Lidhja Demokratike e…