Sot në Malishevë 7 të shëruar nga covid-19 dhe 20 raste të reja
30 janar 2022
| 22:58
Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 7 persona janë shëruar nga covid-19, ndërsa janë regjistruar 20 raste të reja.
Kjo është e bërë e ditur nga ana e IKSHPK, IRSHP në Prizren dhe QKMF në Malishevë, në komunikimin e rregullt zyrtar me shtabin emergjent komunal, si dhe nga komunikimi me rastet në terren.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 3109 raste, prej tyre 2819 janë shëruar, 85 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë 205 raste.



