Sot njëvjetori i Ligës Unike

10 shtator 2021 | 15:28

Një ëndërr e kamotshme u jetësua më 10 shtator 2020 me nënshkrimin për formimin e Ligës Unike. Një Ligë e Përbashkët në mes të Kosovës dhe Shqipërisë në basketboll. Një ëndërr për shumë shqiptarë, që u finalizua me përkrahjen nga FIBA Europa.

Kryetari i Federatës i Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu dhe presidenti i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari, ishin ata që u futën në histori, duke nënshkruar marrëveshjen më të rëndësishme në basketbollin e Kosovës dhe Shqipërisë. Emblema u paraqit nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndërsa kishte shumë mysafirë të veçantë si Turgay Demirel, president i FIBA Evropës dhe ministret në atë kohë, Vlora Dumoshi dhe Besa Shahini.

Një lajm që pushtoi mediat sportive në dy vendet. Një moment i shumëpritur për shumë shqiptarë. Një moment historik. Viti i parë ishte i vështirë për shkak të pandemisë Covid-19 që pushtoi botën dhe ndali shumë gara botërore, por gjithsesi edicioni i parë u zhvillua në formë të Final 8. Rahoveci dhe Durrësi ishin qytetet mikpritëse, ku në fund triumfoi Golden Eagle Ylli, ndërsa Erjon Kastrati u zgjodh MVP. Këtë vit priten shumë risi, si Superkupa Mbarëkombëtare dhe Liga në konkurrencën e femrave, e shumë risi në vitet në vazhdim. Ëndrra do të vazhdojë për shumë vjet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), myftiu Naim Tërnava,…