Sot përballen Drita – Prishtina

14 shtator 2021 | 11:14

Pritjes i erdhi fundi. Pas ndeshjeve interesante të Superligës, të martën do të fillojë edicioni i ri në Art Motion Superligën e Kosovës.

Sfida hapëse është ndërmjet Dritës dhe Sigal Prishtinës, takim që zhvillohet sot (e martë) nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Gjilanasit këtë edicion kanë siguruar elitën në basketbollin e Kosovës, kurse prishtinasit janë lojtarë të skuadrës më të trofeshme në basketbollin e Kosovës dhe në këtë edicion kanë ambicie më të mëdha se në atë të kaluar, edhe pse edicionin e kaluar fituan Kupën dhe Superkupën.

Këtë të fundit e fituan me lojtarë vendorë. Takimet në elitën e basketbollit zhvillohen pa shikues dhe me masa strikte për shkak të pandemisë me Covid 19.

XHIROJA I

Të martën takohen:
19:00 Drita – Sigal Prishtina

Të mërkurën takohen:
17:00 Trepça – Golden Eagle Ylli
19:00 Prizreni 16 – Rahoveci

Të enjten takohen:
19:00 Peja – Bashkimi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Klinikës Infektive në QKUK,…