Sot përballen Gjilani – Llapi dhe Prishtina – Arbëria

17 prill 2021 | 09:30

Prishtina në stadiumin “Fadil Vokrri” e pret Arbërinë dhe synon tri pikët nga kjo ndeshje në mënyrë që të mbetet në hap me Ballkanin dhe Dritën në garën për titull, por në anën tjetër edhe Arbëria do të synojë pikë nga kjo ndeshje për faktin se po lufton për mbijetesë. Në ndeshjen tjetër Gjilani e pret Llapin.

Të dielën zhvillohet derbi i kësaj xhiroje në Drenas ku Feronikeli do të përballet me Ballkanin. Ndeshja tjetër është ajo në mes të Trepçës ’89 dhe kampiones në fuqi, Dritës.

SUPERLIGA – Java 29

Besa – Drenica       1-2

Të shtunën takohen:
15:00 Gjilani – Llapi
15:00 Prishtina – Arbëria

Të dielën takohen:
15:00 Feronikeli – Ballkani
15:00 Trepça ’89 – Drita

 

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pasi të enjten përfundoi pjesa e rregullt e edicionit, gara…