Sot përfundon Media Liga, ‘Epoka e re’ feston titullin

07 qershor 2019 | 12:35

Sot përfundon sezoni i parë i Media Ligës në formatin e ri. Kampion i kësaj lige është “Epoka e re”, e cila e ka siguruar titull dy javë para përfundimit.

Nga ora 18:30 në fushën “Arena” do të zhvillohet ceremonia kryesore e shpërndarjes së çmimeve për më të mirët e sezonit të parë. Organizatorët kanë bërë më dije se  të gjitha ekipet pjesëmarrëse do të nderohen më mirënjohje.

Fotografia e Media Ligë

Për vendin e parë do të ndahet Kupa dhe medalje, për vendin e dytë dhe të tretë do të ndahen Kupa. Gjithashtu do të shpallet lojtari më i mirë dhe portieri më i mirë.

Organizatorët kanë ftuar të gjitha ekipet që të jenë pjesëmarrëse për ta bërë edhe më madhështore ceremoninë e përmbylljes së një sezoni të gjatë dhe shumë të suksesshëm. Sponsorë të kësaj lige ishin “Ujë Rugove” dhe “Givova”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe ka…