Sot prezantohet përzgjedhësi Christos Marmarinos

14 shkurt 2020 | 10:54

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka njoftuar se sot (e premte) nga ora 14:00 në zyrat e FBK-së do të mbahet konferencë për media, ku do të prezantohet përzgjedhësi i Kosovës, Christos Marmarinos.

“Në këtë konferencë do të publikohet lista e gjerë e Kosovës për dy ndeshjet parakualifikuese për Botërorin e vitit 2023”, thuhet në njoftimin e FBK-së.

Kosova më 20 shkurt do të ndeshet me Islandën në Prishtinë, kurse më 23 shkurt “Dardanët” janë mysafirë të Luksemburgut.

Në konferencë do të flasin edhe kryetari i FBK-së, Arben Fetahu dhe drejtori i përfaqësuesve, Granit Rugova.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për dialogun, Richard…