Sot protestohet kundër hidrocentraleve në Deçan

13 korrik 10:58

Organizata ERA, në bashkëpunim me qytetarë dhe anëtarë të shoqërisë civile do të zhvillojë sot një protestë paqësore në Deçan kundër hidrocentraleve të paligjshme në këtë komunë.

Protesta do të zhvillohet përpara HEC Deçan, te hidrocentrali i parë tek ura që të dërgon për te Gushavci.

Gjatë kësaj proteste protestuesit do të nderojnë sakrificën e lumit të Deçanit me një veprim simbolik.

“Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) në fillim të këtij viti ka shkyç linjat e transmetimit në Lumbardh II në pronësi të Kelkos për shkak se ka vepruar në mënyrë të paligjshme dhe kishte dhënë 90 ditë për HEC-un Deçan dhe Belaja për të marrë dokumentacionin e duhur ose ata do të jenë të detyruar të ndërmarrin veprimet ligjore për ndërprerjen e prodhimit dhe shkyçjen gjeneratorëve HC Belaja dhe HC Deçan nga Rrjeti i Transmetimit. Kaluan 90 ditë dhe ZRRE i dha edhe 90 dite tjera kompanisë, prandaj me anë të protestës ne i bëjmë thirrje ZRRE-së që të ndërpresë operimet ilegale të HEC-it Deçan dhe Belaja gjithashtu!”, thuhet në reagimin e organizatës ERA.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me motivacionin: “Në vlerësim të kontributeve të tij për promovimin…